Ramiz Kelmendi: Lëshim i madh i Qeverisë dhe SBAShK-ut, kryeministri është dashur të hedhë një hap para

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Pas dështimit për marrëveshje në takimin e sotëm në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe krerëve të SBASHK-ut, ka reaguar biznesmeni Ramiz Kelmendi, ish-deputet i Kuvendit dhe ish-zëvendëskryeministër.

Kelmendi, i cili një ditë më herët kishte shprehur bindjen se palët do arrijnë marrëveshje me ide kreative dhe xhentelmene, thotë sot kjo çfarë ka ndodhur sot është lëshim i madh i palëve.

“Unë nuk e kam pritur që sot të dështojnë. Kjo që ka ndodhur sot është lëshim i madh i palëve. Nuk po arrijë të kuptoj se përse u lëshua ky rast. Nuk e dijmë ende se bash çfarë i ka ndarë në takim, mirëpo, ajo që shihet është se nxënësit nuk do kthehet në bankat e shkollës”, tha Kelmendi për Radio 1.

Ramiz Kelmendi, i cili për vite të tëra ka qenë pjesë e sistemit të arsimit, vlerëson se palët dështuan keq, mirëpo përgjegjësinë më të amdhe e mbanë kryeministri Kurti.

“Z.Jasharaj është një burrë i ndershëm, i njohur si personalitet i kohërave të rënda për arsimin për një jetë të tërë, është përfundim, në mbyllje të karrierës, pra ka përvojë. Në anën tjetër është kryeministri me një vit përvojë pune në institucione. Unë nuk po mbajë anë, mirëpo kryeministri është dashur të hedh një hap para me këta njerëz”.

“Me arsimin shqiptar e kanë humbur betejën edhe Serbia okupatore, edhe të gjitha qeveritë tona, jo veç kjo e Kurtit. Me arsimin me sindikatat, nëse nuk kanë treguar kujdes meritor dhe elasticitet, kanë dështuar dhe i kanë humbur betejat. Kryeministri si institucion është më i madhi, andaj edhe veprimet në takim është dashur të çojnë në zgjidhje dhe kthim urgjent në shkolla”, theksoi Kelmendi.

Kelmendi ka theksuar se kërkesa prej 100 eurosh për punonjësit e arsimit, në këtë kohë inflacioni është e arsyeshme, mirëpo takimi është dashur shfrytëzuar dhe të gjendet një mesatare mes ofertës së kryeministrit me nga 50 euro dhe kërkesën e SBASHK-ut për nga 100 euro.

Të ngjashme