Rastet me COVID-19 e mbyllin komplet Komunën e Mitrovicës së veriut

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se komuna e Mitrovicës së Veriut nga nesër do të mbyllet përshkak të shtimit të rasteve të reja me Covid-19 tek zyrtarët e kësaj komune.

“MBP, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga nesër me datë 16.07.2020 komuna e Mitrovicës në Veri do të mbyllet për shkak të rasteve të reja me Covid-19 të paraqitura tek zyrtarët e kësaj komune”, thuhet në njoftim

Sipas MBP-së gjegjësisht Agjencisë për shkak të mbylljes së komunës së Mitrovicës së Veriut nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve.

“Meqenëse Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente ndodhen në objektin e komunës, MPB i njofton qytetarët se që nga nesër, nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve, deri në hapjen e komunës, meqenëse shërbimet e regjistrimit të automjeteve nuk mund të kryhen në komunat tjera, për shkak të taksës komunale. Ndërsa, shërbimet për pajisje me dokumente mund të bëhen në të gjitha komunat tjera më të afërta. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e…

Gepostet von Ministria e Punëve të Brendshme am Mittwoch, 15. Juli 2020

Të ngjashme