Reçica pas mbylljes së fushatës në Prizren: Fitorja do të jetë e jona

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Skënder Reçica nga Nsima pas përmbylljes së fushatës zgjedhore sonte në Prizren u shpreh i bindur se fitorja është e tyre.

Ai tha se këtë e mertiojnë falë angazhimit, mobilizimit të tyre dhe falë të nominuarit të tyre për kryeministër Fatmir Limajn.

“Fitorja do të jetë e jona, si sukses i përbashkët i gjithë atyre që besojnë në parimet tona socialdemokrate për zhvillimin e shtetit dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve, atyre që angazhohen për fuqizim të familjes sonë të madhe, NISMA-s Socialdemokrate”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Përmbyllëm në mënyrë madhështore fushatën zgjedhore sonte në Prizren, bashkë me strukturat, aktivistët, përkrahësit e NISMA’s Socialdemokrate dhe kryeministrit në ardhje, z.Fatmir Limaj.

Të dielën, më 6 tetor do të rikonfirmohet fuqia e NISMA’s, si fuqi politike dhe si domosdoshmëri për të udhëhequr me vendin, në shërbim të qytetarëve të saj, siç ka qenë e pozicionuar përherë.

Fitorja do të jetë e jona, falë angazhimit, mobilizimit e gatishmërisë të të gjitha strukturave tona gjithandej, që përgjatë këtyre ditëve na mahnitën dhe na bënë krenarë me vullnetin e madh dhe përkushtimin e tyre.

Fitorja do të jetë e jona, si sukses i përbashkët i gjithë atyre që besojnë në parimet tona socialdemokrate për zhvillimin e shtetit dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve, atyre që angazhohen për fuqizim të familjes sonë të madhe, NISMA’s Socialdemokrate.

Do të jetë e jona fitorja, sepse ne kemi vendosur në krye kandidatin më kredibil dhe meritor për të udhëhequr me vendin, kryeministrin në ardhje, z.Limaj.

Falënderoj gjithë strukturat tona që treguan një kulturë të lartë mobilizimi këto ditë, duke u bërë shembull për të gjitha partitë politike. Mbi të gjitha, falëminderit që keni zgjedhur të besoni në NISMA’n.

Na priftë e mbara!

Të ngjashme