Republika e Kosovës mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh qëndrimin e saj zyrtarë se Republika e Kosovës mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Ministria e Punëve të Jashtme kundërshton mbajtjen e “zgjedhjeve” më 11 nëntor, 2018 në të ashtuquajturën “Republikën Popullore të Donetskut dhe Luhanskut”, pasi që kjo është kundër frymës dhe përmbajtjes së Marrëveshjeve të Minskut, të cilat me dispozita të veçanta e rregullojnë organizimin e zgjedhjeve lokale në atë rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se ky proces i jashtëligjshëm mund të minojë të gjitha përpjekjet e deritanishme për arritjen e paqes në rajon dhe thërret të gjitha palët të respektojnë dhe zbatojnë Marrëveshjet e Minskut, të cilat janë jetike për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore për konfliktin e Ukrainës lindore.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se duhet të shmanget çdo veprim, i cili e pengon zbatimin e Marrëveshjeve të Minsku-ut, duke përfshirë të ashtuquajturat zgjedhje, rezultati i të cilave nuk do të ketë vlerë ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme