Rinumërohen 170 nga 1 mijë e 428 vendvotime

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 170 nga 1428 vendvotime.

Këtë e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 170 vendvotime apo 12.08%”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të hënën vendosi që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1428 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme