Rugova fton qytetarët të votojnë, e pranon rezultatin nëse procesi është i rregullt

Istog | 17 Dhj 2017 | 10:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Fitorja, kanë votuar për të treten herë me radhë, sivjet, në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

Rugova ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar duke shtuar se pret që procesi zgjedhor të jetë i rregullt e të zhvillohet normalisht, raporton Ekonomia Online.

“Unë pres një votim të mirë, ashtu siç dinë qytetarët e Istogut dhe të shkojë kjo ditë si është më së miri dhe të respektohet vullneti i votuesve. Kjo është tepër e rëndësishme për demokracinë dhe për komunën tonë. Pak me keqardhje i ftoj qytetarët që të dalin sa më shumë në këto votime”.

Ndonëse thotë se e di që qytetarët janë lodhur sepse votojnë për herë të tretë, por duhet t’i shkohet këtij procesi deri në fund.

“E di që janë lodhë. Është e saktë që janë lodhë. Mirëpo unë besoj që do të dalin. Jam i bindur se do të dalin. Dhe unë shpeshherë kam thanë, nëse janë të detyruar të dalin tri herë në zgjedhje, atëherë janë të gatshëm të dalim dhe katër herë e pesë herë dhe të shkojmë deri në fund të procesit. Do të përfundojë procesi gjithsesi”.

Ai tha se do ta pranojë rezultatin nëse procesi shkon në rregull, raporton EO.

“Nëse procesi shkon krejtësisht në rregull natyrisht që do të pranohet rezultatit është pa dilema. Të shohim si përfundon procesi, llafet bohet tek pas orës 7”.

I pyetur rreth bartjes së votuesve nga partitë tjera, ai tha se ata mund t’i bartin votuesit deri tek qendra, por pa ndonjë imponim.

“Unë nuk e di kush janë. Nuk e kam këtë informatë. Ka mundësi që barten. Ka raste që edhe ajo parti edhe tjetra, mund t’i bartin njerëzit për shkak të pamundësisë, për të shkuar në qendra të votimit, pa ndonjë imponim unë besoj”.

Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.

Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime, të drejtë vote kanë 49 mijë e 150 votues.

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Të ngjashme