Rusia: Po përdoret retorikë radikale nga shqiptarët pas fitores së VV-së

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Kremlini është i brengosur nga retorika e shqiptarëve të Kosovës pas fitores së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zakharova ka shkruar se nuk sheh ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve.

“Ne jemi të brengosur për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve”, ka thënë Zakharova.

Po ashtu, dje Zakharova tha se zgjidhja e problemit të Kosovës është e destinuar të ngecë pa realizimin e marrëveshjeve të arritura paraprakisht sipas saj.

“Konsiderojmë që përpjekjet që e ashtuquajturi normalizimi përfundimtar i marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës të detyrohet, të përshpejtohet me ca afate artificiale – është destruktive. Më e rëndësishmja është të gjendet opsioni më stabil, më i qëndrueshëm, që mes tjerash, do të jetë i pranueshëm edhe publikisht” ka thënë Zakharova.

Sipas saj, Moska shpreson se përfaqësuesi special i BE’së Miroslav Lajcak do të arrij përparim në zgjidhjen e çështjes mes Beogradit dhe Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme