Sadiku: Vizita e Escobarit s’është presion, po rikonfirmohet mbështetja e vazhdueshme

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 16:19 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vizita e Ndihmës Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar, nuk mund të konsiderohet si presion por edhe mbështetje e SHBA-së për Kosovën, thotë për Ekonomia Online, njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Arbnor Sadiku.

Ai thotë se ardhja fillimisht e senatorëve e më pastaj e zyrtarëve amerikanë, mund të shihet më tepër si rezultat i zgjedhjeve të fundit në Serbi.

“Realisht ardhja e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara Amerikës në Kosovë dhe në Ballkan ditëve në vijim është më tepër se rezultat i zgjedhjeve që realisht kanë ndodhur në Serbi ditëve të fundit. Natyrisht që legjitimiteti i konfirmuar i presidentit Vuçiq nënkupton që Kosova duhet të vazhdoj dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh në anën tjetër që kemi një president i cili është aktual dhe në anën tjetër kemi skadimin e marrëveshjes për targa midis Kosovës dhe Serbisë dhe këto do të jenë si me thënë temat kyçe relevante për të nisur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë”, thotë Sadiku për EO.

Sadiku thotë se presion nga ndërkombëtarët më vonë do t’i bëhet edhe Serbisë, por që thotë se kjo po vërehet vetëm mbi Kosovën, pasi sipas tij, SHBA-ja e ka një afërsi me shumë me Kosovën sesa me Serbinë.  

Tutje ai theksoi se për deri sa Kosova ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Gjermanisë e shteteve të fuqishme që kanë ekonomi e diplomaci.

“Edhe Serbisë do t’i bëhet presion por ne e vërejmë vetëm presionin që vjen tek ne sepse siç dihet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një afërsi ose janë në një aleancë më të madh me Kosovën se sa me Serbinë. Natyrisht vetë shteti i Kosovës është krijesë e SHBA-ve dhe është krejt e natyrshme që presioni të jetë më i madh për Kosovën se sa për Serbinë. Dihet që Serbia ka preferenca tjera, më shumë është e ndërlidhur me Rusinë dhe Kinën kurse Evropën e sheh si alternativë të tretë dhe të katërt. Prandaj vetë ardhja prezenca e ndërkombëtarëve, kryesisht e diplomatëve amerikanë dhe përfaqësueseve special për Ballkanin në Kosovë, nënkupton që Kosova nuk ka vetëm presion po ka edhe mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të ketë frikë nga dialogu por më shumë ka fituar dhe në anën tjetër edhe ai problem që ka qenë veriu i Kosovës si problem i ngrirë ka filluar këto 4-5 vitet e fundit. Kemi domethënë ndryshime pozitive sepse atje strukturat që kanë qenë paralele janë integruar në institucionet e Kosovës. Kësi soji edhe kjo Qeveri nuk arsye që të frikësohet nga dialogu nëse për këtë ka një mbështetje si me thënë të aleatëve të Kosovës siç janë ShBA, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane të fuqishme që kanë edhe ekonomi edhe diplomaci po edhe një far forme potencial të shtrirjes dhe të demokracisë liberale”, tha Sadiku.

Të ngjashme