Seanca për demarkacionin të martën pasdite, Veseli thotë se ka konsensus

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 17:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka caktuar për të martën, në ora 16, seancën për votimin e Projektligjit nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka bërë të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kreu i Kuvendit, Veseli, i cili foli për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë, u shpreh i bindur se kjo “dramë” më në fund do të kalojë, raporton Ekonomia Online

“Besoj fuqishëm me datën 20 mars do ta përfundojmë ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit. Ky është qëllimi i mbledhjes. Jam i bindur që bashkërisht mund t’ia arrijmë; është interes nacional”, theksoi kryeparlamentari.

“Jam i sigurt që si koalicion qeveritar do ta votojë. Kemi konsensus për ta votuar”.

“Avdullah Hoti ka bërë deklarim publik që LDK-ja do ta votojë. Dhe jemi në kontakte intensive me kolegë deputetë që ia duan të mirën Kosovës dhe që do ta votojnë. Jam i sigurt që do të përfundojë kjo dramë”, theksoi Veseli.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar se se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën, nga ora 14:00.

Seanca për demarkacionin ishte paralajmëruar qe disa herë, por nuk ishte vënë në votim për shkak se nuk ishin votat e duhura për të kaluar.

Me rikthimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK, janë siguruar 79 vota. Mediet kanë raportuar se edhe një deputet nga Lista Serbe është i gatshëm ta votojë këtë marrëveshje, e cila kërkon së paku 80 vota. Sikur dihet, votën për e kanë premtuar dhe 28 deputetët e LDK-së opozitare.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/hoti-demarkacionit-po-i-vjen-fundi/

Të ngjashme