Sejdiu numëron premtimet e realizuara nga Ahmeti

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 13:57 | Nga

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka numëruar sot premtimet që sipas tij janë përmbushur gjatë qeverisjes së kryetarit Shpend Ahmeti.

Ai në një konferencë për media tha se janë bërë ndryshime në sistemin e arsimit, furnizimit me ujë, infrastrukturës etj.

“Arsimin premtuam ta kthejmë në mundësi zhvillimi e jo keqpërdorimi, ka kifle për nxënësit, bëhet përzgjedhje e hapur e stafit në sistemin arsimor, përmirësuam infrastrukturën arsimore, premtimi për tregje u realizua. Për 14 u ndërtua vetëm një çerdhe në Prishtinë, kur gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit u ndërtuan pesë çerdhe të reja”, theksoi Sejdiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme