Selimi: Kryediplomati sllovak i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka paralajmëruar se shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borell, do të emërojë kryediplomatin sllovak, Miroslav Lajcak, në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Selimi këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter, shkruan lajmi.net.

Ai është shprehur se ka marrë vesh nga 3 burime të ndryshme diplomatike të afërta me Joseph Borell se do të jetë pikërisht Miroslav Lajcak, i Dërguari i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi.

“Kam dëgjuar nga tri burime të ndryshme që Josep Borell është duke e konsideruar seriozisht emërimin e Miroslav Lajcak si emisar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ministri Lajcak është i pëlqyeshëm, por nuk mendoj që një i dërguar special duhet të vijë nga një shtet jo-njohës”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në Twitter.

Petrit Selimi@Petrit

Hm. I’ve heard now from three different sources @JosepBorrellF is seriously considering appointing Slovak @MiroslavLajcak as envoy in dialogue between #Kosovo and #Serbia. Minister Lajcak is likable, but I really don’t think an envoy should come from a non-recognizing country.133:54 PM – Dec 12, 2019 · KosovoTwitter Ads info and privacySee Petrit Selimi’s other Tweets

Se BE-ja duhet të emërojë një Përfaqësues Special për dialogun Prishtinë-Beograd e kishte thënë edhe deputeti i CDU-së, Peter Beyer, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë nga selia e LDK-së.

“Me z.Palmer kemi kontakte të vazhdueshme. Jemi takuar disa herë në Washington, madje një herë rastësisht edhe në Prishtinë. Palmer e njeh rajonin, dhe është vërtetë një lajm i ri që ai është emëruar si përfaqësues special për rajonin. Mirëpo nuk e di çfarë të mira do të na sjellë ky emërim. Por pavarësish kësaj mendoj që edhe Bashkimi Evropian duhet ta emërojë një përfaqësues të veçantë sa i përket dialogut Serbi-Kosovë, i cili me një ekip të veçantë do të kontribuonte në mënyrë të sinqertë dhe në aspektin konstruktiv që të vazhdohet dialogu”, kishte thënë Beyer në konferencën për media.

Deri më tani, të Emëruar të Posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi kanë dërguar vetëm Shttet e Bashkuara të Amerikës. Matthew Palmer është emëruar nga Departamenti i Shtetit në anën tjetër, presidenti Donald Trump ka zgjedhur ambasadorin Richard Grenell në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë – Serbi.

Në mediat serbe dhe të huaja ditëve të fundit është raportuar se edhe Franca synon të dërgojë një emisar të saj për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme