Selmanaj: Është jofunksionale Zyra për çështje të veteranëve të UÇK-së në Kryeministri, Kurti e demanton

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 12:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në seancën e Kuvendit tha se Zyra për çështje të veteranëve të UÇK-së, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, nuk është funksionale dhe se e njëjta nuk po lëshon dokumente për veteranët e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Por këtë e demantoi kryeministri Albin Kurti. Madje tha se personi i cili ka kërkuar shërbime edhe i ka marrë.

Ai përmendi edhe dosjet që janë marrë nga Prokuroria Speciale.

“Kjo zyre është funksionale dhe i kryen të gjitha punët konform ligjit. Prokuroria Speciale i konfiskuar dosjet, por që i ka kthyer vetëm dosjet në mënyrë elektronike”.

“Ai person ka marrë shërbime dhe iu është thënë që të kërkojë dosje nga prokuroria speciale”, tha Kurti.

Të ngjashme