Shala tregon masat me të cilat PDK-ja do të mbështes të punësuarit në sektorin privat dhe publik

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka shpalosur në facebook edhe njëherë masat me anë të së cilave kjo parti do të mbështetë të punësuarit në sektorin privat dhe publik, raporton EO.

Mes tjerash ai përmend pikën e parë që është rritja e pagës minimale në 300 euro sa është 170 aktualisht.

Postimi i plotë:

Masat për t’i mbështetur të punësuarit në sektorin privat dhe publik:

a) Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro.
b) Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veçantë ligji i punës i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të të punësuarve dhe punëdhënësve.
c) Do të rritet numri i Inspektorëve të Punës, i cili numër do të jetë i mjaftueshëm për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punësuarve.
d) Me qëllim të rritjes së pagave në sektorin privat, dhe të ardhurave të disponueshme të punësuarve për një standard më të lartë të qytetarëve tanë, do të angazhohemi që për kompanitë të cilat rritin pagat për të punësuarit e tyre në mbi 500 euro në muaj, Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës të jetë nga 10% sa është aktualisht, në 5% në qeverinë tonë.
e) Do të rriten pagat ekzistuese në mesatare prej 30% për të gjithë zyrtarët në sektorin publik, përmes rregullimit të ligjit për paga. Do të rregullohen kualifikimet adekuate të pozitës së punës sipas përvojës dhe kualifikimeve profesionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme