Sherifi: Demarkacioni do të rrëzohet me vota

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 12:04 | Nga

Sekretari organizativ i Nisma për Kosovën Bilall Sherifi, ka thënë se ka që një vit që janë bërë gati për kundërshtimin e këtij demarkacioni.

Ai në TV Rrokum ka thënë se është shtuar numri i deputetëve që nuk do ta votojnë demarkacionin.

“Ka në një vit që protestojmë për këtë version të demarkacionit. Arsyeja përse nuk jemi bashkangjitur kësaj proteste i kemi elaboruar në vazhdimësi. Ka ardhur koha që ky demarkacion të rrëzohet me vota, mazhoranca nuk i ka votat”, ka thënë Sherifi.

Ndërkaq, për lajmin për mos pjesëmarrjen në seancën ku pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi, ai thotë se “sipas burimeve tona të sakta, Lista Serbe s’ka me marrë pjesë në seancë, jo për ndonjë arsye, por e dinë që edhe me votat e tyre nuk ka me kaluar demarkacioni. Ata kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve te fshehta me Qeverinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme