Sherifi: Është debatuar mjaft për demarkacionin, Nisma do të votojë pro

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 17:22 | Nga

Bilall Sherifi kryetar i grupit parlamentar të Nisma Social Demokrate tha se çështja e Demarkacionit është debatuar mjaftueshëm, dhe se Nisma është e gatshme të votoj pro, kurdo që vjen kjo marrëveshje.

“Mendoj që rreth kësaj çështje është debatuar mjaftueshëm madje është debatuar jo vetëm në kuvend por edhe në të gjitha studiot televizive është debatuar në shtëpitë tonë në rrugë në kafene prandaj duke pas parasysh këtë fakt që kjo çështje është debatuar mjaftueshëm”

Është e drejtë e secilit që të veprojë ashtu siç është i bindur se është duke vepruar drejtë. Prandaj Nisma për Kosovën sot apo nesër kurdo që vjen kjo marrëveshje do ta votojë. Do të votoj pro këtij ligji në mënyrë që përfundimisht ti jap fund kësaj çështje që ka tre vite”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme