Shqipëria e Kosova nënshkruajnë në Korçë 12 marrëveshje ndërqeveritare

Korçë | 27 Nën 2017 | 17:34 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës, pas mbledhjes së përbashkët në Korçë, kanë nënshkruar 12 marrëveshjet ndërqeveritare, raporton Ekonomia Online.

Më poshtë të renditura i gjeni marrëveshjet e nënshkruara:

1.Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë;

2. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e diasporës.

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për qendrat kulturore në diasporë;

4. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës sw Kosovës për bashkëpunim në fushën e politikës së jashtme;

5. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian;

6. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunim për zbatimin e rregullimit më të mirë, e të vlerësimit të ndikimit dhe për përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave;

7. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të Drejtës për Pension;

8.Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve– AIDA dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KEISA;

9.Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

10. Protokoll për bashkëpunimin teknik në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjine shtazore dhe joshtazore;

11. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm;

12.Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në krijimin dhe funksionimin e bursës shqiptare të energjisë elektrike ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës.

Pas firmosjes së marrëveshjes pritet prononcimi i kryeministrave para medieve. Ndërkohë, mbledhja mes dy qeverive shqiptare do të vijojë edhe ditën e martë, më 28 nëntor, ku do të zhvendoset në qytetin e Vlorës.

 

Të ngjashme