Statusi i kandidatit për në BE – sivjet ka pak gjasa, analistët kritikojnë mungesën e lobimit nga MPJD

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 08:50 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ka pas gjasa që gjatë këtij viti të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian (BE), i tha Ekonomia Online profesori universitar Ibrahim Gashi.

Mirëpo ai pohon se duhet punuar ngushtë me partnerët dhe aleatët të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe e mbështesin në procesin e integrimit.

“Mirëpo mendoj që te statusit vendit kandidat, Kosova edhe pse do të duhej të ishte në këtë proces të ishte afër këtij procesi. Nuk është se jam shumë optimist se do ta marrin këtë status gjatë këtij viti. Sado që nuk duhet ndalur, duhet punuar, duhet të punohet ngushtë me partnerët, vendet e rëndësishme të Bashkimit Evropian që e kanë njohur e mbështetur Kosovën në proceset e integrimit të saj”.

Tutje Gashi thotë se nuk po lobohet sa duhet sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përderisa thekson se ka ngecje në punën e ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Nuk mendoj që po lobohet sa duhet, nuk mendoj që në asnjë nga organizatat shumë palshe të rëndësishme ku Kosova duhet të jetë e anëtarësuar nuk është se po lobohet shumë. Është një konstatim i përgjithshëm se ka një ngecje në punën e Ministrisë së Jashtme në këto 4-5 vitet e fundit dhe për pasojë ne kemi ngecje të procesit të anëtarësimit”.

“Unë mendoj që do të duhej të kishte një mobilizim të diplomacisë më të madh në fushën e lobimit. Diplomacisë edhe asaj official që kryhet përmes Ministrisë së Jashtme po edhe asaj publike dhe pse jo edhe nisma me kompani të ndryshme lobuese për të heq barrierat që i ka Kosova në procesin e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare”.

Ndërsa politologu Arbnor Sadiku thotë se pas luftës në Ukrainë, Kosova ka gjasa ta marr statusin e kandidatit për në BE, por që do të jetë e vështirë.

“Nëse zbatohen procedurat le të themi që në një far forme kanë ekzistua nga vitet e kaluara, Kosova do ta ketë më të vështirë. Por pas luftës midis Ukrainës dhe Rusisë nëse Bashkimi Evropian ndryshon domethënë ndonjë tip të procedurave dhe bënë lëshime në kuptimin e atyre respektimit të disa procedurave që i kërkon BE-së, mendoj që nëse bënë një politik të përshpejtuar ndaj Kosovës atëherë le të themi dhe Ballkanit Perëndimor mund të jenë gjasat më të mëdha”.

“…nëse zbatohen ato masa dhe ato kritere që janë zbatuar më parë Kosova do ta ketë vështirë sepse siç e dini BE nuk është krejt vetëm organizatë administrative po varet shumë edhe konteksti politik, mirëqenia dhe gjendja ekonomike e një vendi”.

Sadiku për ministren aktuale të Punëve të Jashtme thotë se nuk i njeh problemet dhe angazhimet në politikën e jashtme.
Tutje ai thotë se këto janë sfida që nuk hapin dyer për perspektiva të reja për prezantimin e shtetit të Kosovës.
“Zakonisht emërimi i ministrave të punëve të jashtme gjithmonë është bërë përmes çelësit politik dhe jo përmes kritereve të meritokracisë, nga të gjitha partitë politike dhe qeveritë deri më tani. Veçanërisht qeveria e fundit, ka emëruar një njeri i cili nuk ka punuar kurrë në politikën e jashtme, ka jetuar për një kohë të gjatë jashtë Kosovës. Nuk i njeh ato preokupimet, problemet dhe angazhimet në politikën e jashtme”.

“Krejt këto janë sfida dhe nuk hapin dyer për perspektiva të reja sa i përket Kosovës dhe prezantimit të saj përmes politikës së Jashtme në arenën ndërkombëtare. Rekomandoj që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë ndryshime në politikën e jashtme dhe të gjej ndonjë person adekuat, i cili mund ta udhëheq më mirë ministrinë e jashtme.

Nëse nuk ka brenda saj të kërkoj edhe nga shoqëria civile sepse mendoj që ka mjaft njerëz në Kosovë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme