Studentët e Armend Mujës e nxjerrin VV-në fituese absolute, LDK-ja e treta me vetëm 10 për qind

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Një sondazh i fundit i realizuar nga “Riinvest” e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit, vjen Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.

E treta sipas këtij sondazhi është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.5 për qind.

Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipin që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Muja është futur tani edhe në garë për deputet.

Disa studentë që e paraqitën sondazhi janë cilësuar si “tifozë të Albinit e Vjosës”, prej njërit nga analistët e ftuar.

Ky është rezultati i partive:

54.1% VV

14.9% PDK

10.3% LDK

6.4% AAK

1.4% Nisma

5.0% Lista Serbe

Të ngjashme