Syla: Kurti e ka kryet e fortë, bung, qysh thotë populli – I sheh problemet vetëm në kornizën e vet

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 22:10 | Nga Ekonomia Online


Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut për grevën në arsim.

Syla në emisionin “Pressing” në T7 thotë se Qeveria nuk ka vullnet që të gjejë zgjidhje për grevën në arsim.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti e ka një problem. Sipas tij, ai e ka “kryet e fortë, bung, qysh thotë populli”.

“Nuk po shohim vullnet të qeverisë me ja lidh kryet kësaj pune. Albini e ka një problem që dy vjet qeverisje: E ka kryt e fortë bung që thotë populli! Ja e sheh zgjidhjen qysh don vetë, ja nuk e sheh zgjidhjen qysh e shohin njerëzit nevojli”.

“E sheh botën në këndin, në atë kornizën e vet… Ish ba edhe shef i shëndetësisë. Ai një ditë ka me dalë në television si në Vietnam me dhënë lajme”, u shpreh Syla.

Të ngjashme