Tahiri zyrtarizon prishjen e koalicionit me VV-në: LDK-ja do qeverisë e vetme

Vushtrri | 29 Jan 2021 | 11:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka treguar arsyen e prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, Tahiri tha se mosvotimi i planit për rimëkëmbje ekonomike nga ana e tyre ka qenë arsyeja e vetme e përfundimit të koalicionit trevjeçar në Komunën e Vushtrrisë.

“Arsyeja e prishjes së këtij koalicioni është mosvotimi i planit për rimëkëmbje. Ky plan ka tri propozime që duhej të aprovoheshin dje nga të gjithë. 1 ka të bëjë me ndryshimin e qasjes 20 vjeçare të politikave publike, nga asfalti në zhvillim dhe punësim. VV vendosi të mos e pranojë këtë, masa e dytë parasheh 25% ulje të tatimit në pronë për qytetarët dhe bizneset e komunës së Vushtrrisë. Efekti i kësaj mase në buxhetin e komunës është vetëm 400 mijë euro. As kjo pikë nuk është përkrah. Masa 3 parasheh një numër të projekteve vitale, transforumese në investime publike në Vushtrri, parkingjet publike, liqeni akumulues në Stakovc dhe shumë projekte të tjera vitale që do të krijonin mundësi edhe për investime të jashtme direkte edhe investime publike”.

“Kur kemi hyrë në bashkëqeverisje 3 vite më parë, jemi zotuar për një qasje ndryshe dhe sukseset e kësaj qeverie janë të padiskutueshme. Komuna është e qytetarit dhe nuk është e një partie politike. Nuk mund të lejoj që një kryesi që merr vendime politike për të mos përkrahur një plan, të vazhdojmë të qëndrojmë në bashkëqeverisje prandaj kemi ardhur deri te ky moment”.

“Kur kemi hyrë, shumë njerëz kanë vënë pikëpyetje se a do të funksionojë, atëherë kemi besuar të qytetarët e Vushtrrisë dhe Kosovës që do të mirëkuptojnë dhe sot besoj që sërish qytetarët do të mirëkuptojnë vendimin tonë”.

Tahiri tha se deri në fund të mandatit do të qeverisin të vetëm pa një koalicion të ri.

“Deri në fund të këtij mandati do të qeverisim të vetëm, pa asnjë koalicion të ri. Në 10 muajt që kanë mbetur, si LDK do të vazhdojmë të qeverisim pa koalicione të reja. Nuk do të jetë e lehtë por i ftoj të gjithë akterët politik të përkrahin vendimet që janë në interes për qytetarët e Vushtrrisë”.

“Të kundërshtosh një plan të rimëkëmbjes ekonomike me arsyetimin që nuk e kemi lexuar ose arsyetimin tjetër ndoshta nuk jam në mandatin tjetër, mendoj që është e paqëndrueshme”, tha në fund Tahiri.

Të ngjashme