Tajani flet me Kurtin e Vuçiqin: Tash vazhdojeni rrugën drejt normalizimit të plotë

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre pasi arritën një marrëveshje që i dha fund një mosmarrëveshjeje dyvjeçare për targat e makinave, tha të enjten ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Përmes një postimi në Twitter, Tajani njoftoi se ka biseduar sot me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët i ka përgëzuar për marrëveshjen, transmeton Klankosova.tv.

“Tani është e nevojshme të vazhdohet në rrugën e dialogut dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë, tha Tajani.

Ministri italian, i cili vizitoi dy kryeqytetet të martën me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, shtoi se “e ardhmja e Ballkanit është në Evropë dhe Italia është e gatshme të luajë një rol udhëheqës në rajon”.

Perëndimi kishte paralajmëruar se mosmarrëveshja mund të përshkallëzohej në dhunë etnike, por përfundimisht u zgjidh të mërkurën vonë përmes përpjekjeve ndërmjetësuese nga Bashkimi Evropian, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Të ngjashme