Takohen ambasadori Bajrami dhe eurodeputja Rookmaker, mendojnë njëjtë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami është takuar sot me deputeten e Parlamentit Europian, Dorien Rookmaker, shkruan Express.

Bajrami shkroi në Twitter se liberalizimi i vizave, njohja e plotë e BE-së dhe anëtarësimi i Kosovës në bllok ishin temat që i diskutoi me eurodeputeten.

“Liberalizimi i vizave, njohja e plotë e BE-së dhe anëtarësimi i ardhshëm në BE për Kosovën, si dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE në dritën e agresionit rus në Ukrainë – ishin temat që diskutova sot me Rookmaker Dorien”, shkroi ai.

“E mrekullueshme që Kosova ta ketë një përkrahëse kaq të vendosur në Parlamentin Europian”, shtoi Bajrami.

Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është gjëja e duhur, sipas eurodeputetes Rookmaker Dorien. Ajo shkroi se kjo “ka sen dhe është logjike”.

“Mirëpritja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është moralisht, ekonomikisht, politikisht dhe strategjikisht gjëja e duhur për t’u bërë”, shkroi ajo.

Të ngjashme