Termkolli e quan Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 11:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Delegatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, është shprehur e zhgënjyer pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku Isa Mustafa u rizgjedh kryetar i partisë.

“Mund të them me keqardhje, sot ndodhi një veprim shumë i rëndë, që as në komunizëm nuk është vepruar kështu. Isa Mustafa është ministër i Rrahman Morinës, me këta njerëz Kosova nuk shkon përpara. Iu pamundësua kandidimi Fatmir Sejdiut dhe ndoshta edhe të tjerëve, është metodë që e kanë përdorur edhe më herët”.

Tërmkolli tha se delegatët janë kushtëzuar me vende të punës dhe më gjera tjera.

Me votim të hapur nga delegatët e Kuvendit të IX Zgjedhor të LDK-së, është votuar Isa Mustafa për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajt me dyer të mbyllura për publikun.

Të ngjashme