Thaçi: Bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Në moshën 56 vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe drejtori shumëvjeçar i mediumeve kryesore kosovare, Lekë Zherka.

Vdekja e gazetarit e ka pikëlluar presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaci ka deklaruar se bashkëndjen më familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka. Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme