Thaçi i reagon deputetes së VV-së: Etiketime të tilla për UÇK-në kemi dëgjuar vetëm në Beograd

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 00:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është krenar që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.

Presidenti Thaçi kësisoj ka reaguar ashpër ndaj deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku e cila kishte shpërndarë në një status fjalët e një analisti serb ku kishte thënë se “Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.

“Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data”, kishte shkruar Mulhaxha Kollçaku.

Ky është statusi i plotë i presidentit Thaçi:

“Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj.
Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo.

Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

E pyes zonjën në fjalë: çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?

UÇK ka pasur vetëm një mision – dëbimin e Serbisë nga Kosova.

UÇK ëndrrën e popullit të Kosovës e bëri realitet. Fituam lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin.

Etiketimet e tilla për UÇK-në, projektin më madhor kombëtar, i kemi dëgjuar vetëm në Beograd dhe në Moskë.

Po e përsëris: Jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe Drejtor Politik i saj. Kjo vetëm sa më bën më të fortë mua dhe gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Ne jemi me fat që kemi bindur aleancën më të fuqishme ushtarake të botës, NATO-n, që të na dalë në ndihmë dhe së bashku ta çlirojmë vendin tonë.

Çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë qytetarët e Kosovës. HTH”.

Ndërsa më poshtë mund të lexoni statusin e Kollçakut në profilin e saj në Facebook:

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i…

Gepostet von Fatmire Mulhaxha Kollçaku am Samstag, 15. Februar 2020

Të ngjashme