Thaçi kërkon Qeveri gjithëpërfshirëse: Vendi s’duhet të shkojë në zgjedhje e as të shpërbëhet Kuvendi

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 10:24 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të Qeverisë së re të vendit, raporton Ekonomia Online.

I pari i vendit, tha se këtë do ta bëjë të hënën, duke shtuar do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ai ka kërkuar që vendi të ketë Qeveri gjithëpërfshirëse, duke shtuar se fokus i tij do të jetë që në çdo rrethanë të mos lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të mos shpërbëhet Kuvendi.

“Pas krijimit të situatës dhe rënies së Qeverisë dhe mocionit nga Kuvendi, nga e hëna duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën në tërësi dhe përpikëri, do t’i filloj konsultimet me liderët e partive politike, gjithashtu me prezantimin e kritereve mbizotëruese për mundësinë e formimit të Qeverisë së re dhe natyrisht për mundësitë e reja”.

 “Natyrisht fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve të reja apo shpërbërja e Kuvendit. Propozimi im do të jetë krijimi i Qeverisë së re. Pra nga e hëna në mëngjes do t’i ftoj liderët e partive politike, t’i dëgjoj opinionet e tyre dhe të prezantoj kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që mos të ketë vakuum institucional”.

“Qeveria aktuale është në detyrë dhe do të kryejë punë që i takojnë me Kushtetutë dhe ligje. Natyrisht që fokusi im është që të shkojmë drejtë një qeverie të stabilitetit, të unitetit në mënyrë që të kemi sukses në reformat tona e nevojshme dhe të domosdoshme”, u shpreh Thaçi.

Këto komente ai i bëri pas vizitës që ka zhvilluar sot në Qendrën e Studentëve të shndërruar në  Karantinë, ku priten të vijnë 55 qytetarë të Kosovës nga Zvicra.

Të ngjashme