Thaçi nderon martirët e Korishës, mirëpret vendimin e Kuvendit për Rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndjehet mirë që më në fund Kuvendi i Kosovës ka vendosur në mënyrë të bahkuar të lëvizin drejt nxjerrjes së një rezolute kundër krimeve serbe të kryera në Kosovë.

Ai këto komente i dha sot në pjesëmarrjen e tij në fshatin Korishë, me rastin e shënimit të Ditës së Martirëve.

”Sot kujtojmë me respektin më të lartë dhe nderimin më të lartë shtetërorë të gjithë martirët e Korishës. Edhe martirët e Korishës janë produkt i drejtëpërdrejtë i dhunës sistematike tyë organizuar nga shteti i Serbisë”.

”Gra, fëmijë e pleq, u vranë në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, oborret e tyre, trojet e tyre, dhe dhunshëm ngarkuar në rimorkio për t’i zënë rob për t’i  bllokuar  deri në momentin e asaj që ndodhi”.

”Edhe kjo masakër dhe martirët e Korishës janë direkt viktima të gjenocidit të spastrimit etnik nga ana e shtetit të Serbisë”.

”Ndjehem mirë që më në fund Kuvendi i Republikës Kosvës ka vendosur që të gjithë të bashkaur, që të lëvizin me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve tjera pasuese që qartë e tregon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë dhe kërkon nga të gjitha instancat ndërkombëtare që në fund të vihet drejtësia”.

”Nderime e respekt të gjithë dëshmorëve të lirisë, martirëve dhe heronjve të kombit në Korishë”.

Të ngjashme