Thaçi në Bruksel, takohet me Donald Tusk dhe Johannes Hahn

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi, po qëndron në Bruksel ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Klan Kosova merr vesh se takimi Thaçi-Tusk do të zhvillohet në orën 12:30.

Gjatë këtyre takimeve, kreu in shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

Të ngjashme