Thaçi: Nuk ka harta në tryezën e negociatave, të gjitha janë lajme të rreme

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Hartat e publikuara në media, Presidenti i Kosovës Thaçi i konsideron lajme të rreme. Thaçi tha se nuk do të ketë asnjë hartë në tryezën e negociatave.

“Nuk do të ketë harta në tavolinën e negociatave, nuk do të ketë shkëmbim, të gjitha janë lajme të rreme. Nuk do të ndodhë diçka e tillë”, është shprehur Thaçi në një intervistë për Rtv Ora.

Ai ka folur edhe për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, një ide kjo për të cilën, Thaçi ka thënë se është entuziast.

“Jam në favor dhe entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci ti bashkangjiten territorit të Kosovës, por integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i paprekshëm në raport me Serbinë”, u shpreh ai.

Të ngjashme