Thaçi për letrën e Kurtit drejtuar Mike Pence: ShBA-ja e njeh realitetin në Kosovë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 10:52 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, ka komentuar letrat se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar, zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se janë të gjithë janë lirë t’i shkruajnë kujtdo dhe se ShBA-ja e njeh realitetin në Kosovë.

“Nuk jam duke i përcjell letrat nuk i përcjell nuk do të merrem me to është e drejt e kujtdo të shkruaj. ShBA-ja e njeh realitetin në Kosovë”.

Thaçi nuk komentoi deklaratat e përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrel për shkëmbim të territoreve, raporton EO.

“Dialogu duhet të vazhdoj në mes të dy vendeve sovrane të pavarura, këto realitete nuk ndryshojnë nuk jam këtu të komentoj deklarata por të përfaqësoj vendin”.

Të ngjashme