Thaçi: Qenësore që Kushtetuesja të veprojë pa presion, askush nuk ka të drejtë ta uzurpojë shtetin

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 11:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se askush nuk e di se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e tij lidhur me nominim e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, por të gjithë duhet të punojnë me përgjegjësi. Sipas tij e qenësore është që Gjykata të punojë pa presione, raporton Ekonomia Online.

“Presidenca ka dorëzuar në Kushtetutë argumentet për dekretimin për kryeministër Avdullah Hoti. Është qenësore që Gjykata Kushtetuese të veprojë pa presione qoftë nga politika apo nga shoqëria civile sepse askush nuk mund ra izoloj shtetin tonë. Askush nuk ka të drejtë rë uzurpojë zyre posaçërisht bendimit të Kuvendit. Askush nuk e di se cili do të jetë vendimi i Kushtetutës por të gjithë duhet të punojnë me përgjegjësi morale”, tha ai.

Thaçi tha se vendimi i tij për të ndërtuar qeverinë e re është pas takimit që kanë pasur me partitë politike.

“Ne kemi pasur një mocion të mosbesimit të suksesshëm për shkarkimin e Qeverisë Kurti dhe takimin që kam pasur me përfaqësues të partive janë deklaruar se janë kundër që të shkohet më zgjedhje dhe unë e kam dekretuar zotri Hotin dhe dekreti ka shkuar në Kushtetuese. Por ajo çka besoj unë është se çdo vendim të saj do të respektohet nga të gjithë”, tha Thaçi.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova është përballur me sukses me Coronavirusin dhe se nuk duhet të ketë selektime nga lirimi prej karantinës. Thaçi ka apeluar që ehde më tej të respektohen masat.

“Dëshiroj sot si president të ju drejtohem me adresimin tim se Kosova është përballur më sukses me COVID-19. Ritheksoj mirënjohjen për tërë stafin mjekësor për punën e palodhshme. Edhe më tutje më rëndësi është që këshillat e IKShP-së të respektohen, të ruhet distanca dhe të mbahet higjiena. Edhe karantina mos të ketë selektime që dikush të lirohet e dikhsh jo. Kështu do ta ruajmë shëndetin dhe rimëkëmbja e ekonomisë do të rritej”, tha ai.

Të ngjashme