Thaçi: Rihapja e temës së Asocacionit, rrezik për krijimin e një Republike Serbe

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi tha sot se në Bruksel nuk duhet të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse rrezikon krijimin e një Republike Serbe në Kosovë, raporton Ekonomia Online.


Presidenti Thaçi tha se rihapja e temës së asocacionit në Bruksel është rikthim prapa për Kosovën dhe goditje e shtetësisë së saj.

“Asociacioni është diskutuar dhe duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe opinion e Gjykatës Kushtetuese. Është goditje për Kosovën, cenim i sovranitetit dhe është me rrezik për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë. Këtë të drejtë se ka askush ta negociojë. Gjithcka ka përfunduar në 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Takimi i së enjtes është i rrezikshëm për shtetin e Kosovës dhe është agjendë e Serbisë”, tha Thaçi.

“Çdo agjendë që e përmendët ju, qoftë për asociacionin, qoftë për pronat apo çështje tjera janë diskutuar dy tri herë. Për mua është kthim prapa për Kosovën, është agjendë e Serbisë që procesin e çon drejt një degjenerimi dhe tendence të dobësimit të Kosovës”, tha ai.
Më 7 shtator, pas bisedimeve të zhvilluara ndërmjet dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se në kuadër të këtij dialogu janë hapur edhe dy tema: asosacioni i komunave dhe çështja e zgjidhjes së kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

Në një adresim për media, i pari i shtetit tonë tha është i kënaqur me marrëveshjen e arritur për normalizim ekonomik me Serbinë në Uashington, duke thënë se kjo do të pasohet edhe me njohjen mes dy vendeve.

“Unë besoj se nëse normaliteti ekonomik është arritur në Uashington edhe njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së”, ka thënë ai pas eventit të organizuar me rastin e shënimit të Vitit të ri Hebraik.


Të ngjashme