Thaçi: Kemi nisur procedurat për ta paditur Serbinë

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 11:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në debatin “Fol Hapur”, ka thënë se janë në procesin e përgatitjeve procedurale për të paditur Serbinë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.

Në pyetjen e Ekonomia Online se kur do ta bëjnë një gjë të tillë, presidenti ka thënë se do të veprojnë në bazë të procedurave ligjore në mënyrë që askush të mos e kontestojë të drejtën që u takon.

“Është aspekt procedural të cilin ne duhet ta respektojmë, duhet t’i bëjmë edhe disa hapa të tjerë që janë të nevojshëm në rrafshin e diplomacisë. Gjithashtu duhet t’i bëjmë edhe disa hapa të tjerë për të siguruar qasjen dhe në të njëjtën kohë bazamentin të pakontestuar legal për të drejtën tonë për akuzë për gjenocid të Serbisë në Kosovë. Ndërsa se a ka kryer Serbia gjenocid në Kosovë apo jo e din e tërë bota. Por po e theksoj jemi aktualisht në procesin e përgatitjeve procedurale por edhe të bazës legale që të mos kontestohemi nga askush në këtë të drejtë tonën”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme