Thaçi takon Bahtirin: Bashkimi i Mitrovicës, proces i pandalshëm

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtirin, para se të niset drejt Davosit të Zvicrës ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Thaçi i ka dhënë mbështetje iniciativës së kryetarit Bahtirit.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm për të cilin kanë dhënë fjalën edhe qytetarët, ndërsa shton se tani e kanë radhën të veprojnë institucionet.

”Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”.

Ndërkohë, 6 ditë më parë Bahtiri kishte dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës peticionin me 16.594 nënshkrime për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Të ngjashme