Thaçi uron Bajramin, në këtë ditë dalin në dritë vlerat e shoqërisë

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Në prag të festës së Kurban-Bajramit, presidenti Hashim Thaçi iu ka uruar “gjithë të mirat” besimtarëve të fesë islame.

“Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë”, ka shkruar Thaçi, në faqen e tij në Facebook.

“Në këto ditë festash edhe më shumë dalin në dritë vlerat e shoqërisë sonë: toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Urime Festa e Kurban Bajramit”.

Të ngjashme