Thaçi: Vetëvendosje nuk duhet t’i bashkohet askujt

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 17:13 | Nga

Jusuf Thaçi konsideron se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet t’i bashkohet asnjë partie politike.

Ish-anëtari i LVV-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shpreson që liderët e kësaj partie t’i mbahen parimeve.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Nëse Lëvizja Vetëvendosje beson se është e drejtë dhe parimore, atëherë ajo nuk duhet t’i bashkohet askujt. Nëse të tjerët duan t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje, duke pranuar parimet dhe rregullat e saj, atëherë kjo është gjë tjetër.

Shpresoj që Lëvizja Vetëvendosje do t’i përmbahet këtij parimi! Po ndodhi e kundërta, në Kosovë shuhet precedenti i vetëm se edhe në politikë ka moral. Kjo do të ishte shpresëmbytëse për të ardhmen e Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme