Trendafilova flet për raportin e Dick Marty: Nuk është një hetim i plotë

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, nuk ka pranuar të flas gjatë për aktakuzën e ngritur ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas saj meqë nuk ndjehet mirë të flas për përgjegjësitë e një zyreje tjetër.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Trendafilova, u shpreh tutje se e gjithë kjo aktakuzë varet nga Prokuroria e Specializuar, nga raporti i Dick Martyt, të cilën ajo nuk e cilësoi hetim të plotë, njofton Klankosova.tv.

”Përsëri, më duhet të them që nuk ndjehem mirë që të flas për përgjegjësinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kjo varet nga ta dhe ajo që ata do të prezantojnë para nesh dhe këtu natyrisht, si avokate dua të them së në raport të senator Martyt, i cili u adaptua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 7 janar 2011, në këtë raport theksohet qartë që ky nuk është një hetim i plotë, në kuptimin që nuk është hetim profesional, dhe ai sjellë vetëm disa shembuj, pra dhe…mandati ynë…dhe kjo është vendosur nga gjykatësi i procedurës paraprake, është subjekt i rishikimit nga paneli i apelit, krimet që lidhen me raportin e Këshillit të Evropës, pra këtë po e them si avokate, pavarësisht asaj që po ndodhë, sepse është e pavend që unë të komentoj vendimet e kolegëve të mi edhe pse ata e dinë shumë mirë që unë nuk e lejoj veten që të ndërhy në punën e askujt, ashtu siç nuk e kam lejuar asnjëherë, askund të ndërhyjë në punën time si gjykatëse, pra nuk do ta bëja të njëjtën për kolegët e mi, por mund ta dërgoj mesazhin e gabuar se duke bërë disa komente mund të dërgoj mesazhe të gabuara dhe unë nuk dua të dërgoj asnjë mesazh. Jo se nuk jam e tunduar të diskutoj këto çështje, dhe ishte shumë e lehtë herën e kaluar sepse ne nuk kishin raste dhe mund të diskutoja gjithçka në terme hipotetike por tani kam disa limite të cilat më duhet t’i respektoj”.

”Supozimet janë aty, dhe ajo që ka rëndësi është si përfundojnë rastet, pra asgjë nuk mund të bëhet përtej kësaj ku vendimet merren nga disa politikanë dhe nuk afektojnë në asnjë mënyrë punën plotësisht të pavarur dhe të paanshme që e bëjmë ne si gjykatës, pra natyrisht mund vetëm tu besoj kolegëve të mi për atë që janë duke bërë dhe atë që do të bëjnë”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: Por kur thoni plotësisht të pavarur, ka pasur akuza se gjykata është duke bashkëpunuar me politikanë, e dimë se avokatët e liderëve të UÇK-së që janë akuzuar, kanë kërkuar dorëheqjen tuaj, akuzat ndaj jush janë se ju dhe prokurori Jack Smith jeni takuar me disa diplomatë të huaj duke i tejkaluar kështu kompetencat tuaja.

”Më vjen shumë mirë që jeni duke e bërë këtë pyetje zotëri Kelmendi, sepse këtë pasdite do të takohem me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve kontribuese si SHBA, Norvegji, Zvicër, Kanadë dhe Turqi dhe qëllimi i këtij takimi është… dhe kjo lidhet me buxhetin, ne mbështetemi financiarisht nga këto shtete dhe në mënyrë që këto shtete të kenë mundësi të marrim vendime lidhur me politikat financiare dhe buxhetin që alokojnë, ata duhet ta dinë se ku qëndrojmë ne, pra unë nuk mund tu jap instruksione shteteve anëtare dhe juve, ju me ftoni mua, nëse më ftoni që të vi më zotërinë e ri unë vi, më shumë dëshirë, por edhe me dikë tjetër i cili dëshiron ndoshta të më sulmoj këtu, në prezencën tuaj, unë përsëri vi, vetëm sepse ju jemi pritësi, ju po na ftoni. Nëse kanë ftuar prokurorin, sekretarin dhe mua ne vijmë dhe të gjithë flasin për punë tona, unë flas për pjesën e drejtësisë, katër rastet, ai fliste për punët që ishin nën autoritetin e tij, dhe sekretarja gjithashtu. Pra, unë madje i sugjerova sekretares këtyre ditëve që nëse na ftojnë natyrisht, ne duhet ta bëjmë publik këtë takim nëse ka mundësi, sepse unë nuk mund të abuzoj me përgjegjësitë e mija juridike dhe të jap informata konfidenciale, unë nuk e bëjë këtë, sepse kjo i bije shkelje direkte e asaj që mua dhe askujt tjetër nuk i lejohet”.

Ajo tha se për këto takime, bëjnë të ditura gjithmonë në raportet vjetore të Speciales, përcjell Klankosova.tv.

”Me lejoni të ju tregoj, fillimisht mendoj se çdo Këshill i Mbrojtjes është i obliguar nga virtyti i besimit që klientët kanë në ta, që të jap kontributin më të mirë të mundshëm për klientët e tij apo të saj, pra kjo është e drejta e ekipeve mbrojtëse dhe kështu duhet të jetë. Por ajo që u reflektua në paraqitjen e tyre ishte e bazuar në…dhe ata e pranuan se këto kishin një burim të panjohur dhe një autor të panjohur, pra dhe më duhet të them se ky ishte një nga dy anekset e kërkesës së tyre për akuzën time apo diskualifikimin tim dhe kishte shumë informata që nuk ishin fare të përfshira, normalisht unë flas, nuk lexoj asgjë dhe më duhet të them se këtu po i bëja vetes një pyetje dhe natyrisht mund ta shtoj edhe këtu, në çdo procedurë standardi duhet të jetë i njëjtë, që i bije se ne nuk mund ta bazojmë asnjë vendim, pavarësisht se a janë administrative, procedura civile, apo procedura disiplinore kriminale në burime të panjohura dhe unë isha pak e habitur që këshilli po bënte referenca në burime të panjohura, në autorë të panjohur sikur po kërkonin një standard të ri”.

”T’i bazojnë për shembull dënimet e tyre në burime të panjohura? Fatmirësisht kjo nuk do të ndodhë kurrë, kjo nuk do të ndodhë kurrë sepse gjykatësit janë profesionistë të lartë, unë qëndroj prapa secilit kolegë dhe askush nuk do ta turpëroj veten duke e bazuar fatin e njerëzve siç me të drejtë e thatë edhe ju në disa burime të panjohura dhe këto janë standarde universale, nuk po them diçka unike, ekskluzive, kështu funksionon I tërë sistemi në procedura gjyqësore”.

Të ngjashme