Vela: Narrativi opozitar për gjoja izolimin e presidentes është i pabazë

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka zhvilluar 30 takime me homologët e saj.

Me këtë Vela ka reaguar ndaj opozitës të cilët thonë se e para e shtetit është izoluar.

Ai tha se Vjosa Osmani ka pasur komunikim edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

“Tendenca e ca figurave opozitare për krijimin e narrativit për gjoja izolimin e Presidentes janë të pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj. Në raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris”.

Shefi i stafit të presidentes theksoi se si rezultat i partneritetit me SHBA-të janë siguruar mbi 500 mijë vaksina.

“Si rezultat i partneritetit të tillë me SHBA janë siguruar mbi 500 mijë vaksina, është përcjell video adresimi personal i Presidentit Biden dhe është realizuar strehimi i përkohshëm i refugjatëve afgane”.

“Të gjitha këto janë realizuar pa shtyer ide për copëtimin e Kosovës”.

Të ngjashme