Veliu: Pas 40 ditësh s’do të ketë Qeveri Kurti, për Vjosa Osmanin do të shpalos fakte tjera

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Nëse ajo vazhdon të merret me mua, unë do të shpalos edhe gjëra tjera.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se shumë shpejt nuk do të ketë më Qeveri Kurti.

Ai ka thënë se aktivistët e LVV-së pas 40 ditëve do të kthehen të sulmojnë me gurë pasi nuk do të ketë më qeveri me Albin Kurtin kryeministër.

Pasi e akuzoi kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin se është bërë bashkë me LVV-në për ta sulmuar LDK-në, Veliu tha se do të publikojë “fakte tjera të reja nëse ajo vendos me u marrë me mua prapë”.

“Unë kam thënë fakte të gjalla. Nëse ajo mundet me i demantu, le t’i demantojë. Në shkrimin tim nuk ka pasë asgjë të pavertetë”, ka thënë Veliu në një lidhje telefonike në T7, duke paralajmëruar se “do të shpalosi fakte plot”.

Veliu theksoi se LDK është e gatshme që ta formojë qeverinë e re.

Të ngjashme