Veliu për Muhaxherin: I instaluar në LDK si një “kalë i Trojës”

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka hedhur akuza ndaj bashkëpartiakut, Gazmend Muhaxherit, se po e përçan LDK-në dhe se po e fajëson partinë duke e bërë “veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve”.

Veliu ka thënë se LDK-ja ka marrë flamurin që nuk i takon dhe se po bën përpjekje qesharake për të vendosur se kush duhet të jetë kryetar i Kosovës.

“Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të jipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti”, ka shkruar Veliu.

Të ngjashme