Veliu: Përgjegjësia është e Vetëvendosjes, po presim një zgjidhje funksionale

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 13:19 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se po presin zgjidhje funksionale nga Vetëvendosjes dhe se do të presin derisa ta marrin atë zgjidhje, raporton Ekonomia Online.

Veliu tha nuk mund të flas për ofertën e Kurtit pasi ajo nuk është shqyrtuar në organet e LDK-së.

“Ne po presim një zgjidhje nga VV. Një zgjidhje që është funksionale për dy palët, derisa ta marrim zgjedhjen po presim. Përgjegjësia është e atyre që të ofrojë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar”.

“Nuk po flas as për ofertën e Kurtit sepse ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona. Ofertat e veçanta nuk I shqyrtojmë. Kemi biseduar për parimet që duhet ti ketë një qeverisje. Po e presim një zgjidhje që ata duhet ta ofrojnë që të kemi një qeveri stabile”.

Të ngjashme