Vendos KQZ-ja, Kosovës i shtohen edhe tri parti

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 10:13 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim, raporton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”; Partinë Euroatlantike të Kosovës  e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54″, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës (PEK), me numër rendor 55”, tha ajo.

“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës, me numër rendor 56”, shtoi Daka.

Në këtë mbledhje është parashikuar që të diskutohet edhe lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/483011942245600

Lexo më shumë:

Të ngjashme