Veseli e Haradinaj takojnë veteranët, s’lejojmë që mundi i gjeneratave të shkojë kot

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 18:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Alternativa, Ramush Haradinaj, kanë takuar veteranët e UÇK-së.

Duke iu drejtuar ish-pjesëtarëve të luftës së UÇK-së, në hotel “Emerald”, Kadri Veseli ka thënë janë bërë bashkë me AAK-në dhe Nismën për mos ta lënë vendin në duar jo të sigurta.

“Jemi bërë bashkë për t’iu thënë atyre që dëshirojnë ta cenojnë territorin tonë – që nuk guxojnë ta bëjnë këtë. Jemi bërë bashkë për ta themeluar ushtrinë. Ne nuk do të lejojmë kurrë që mundi dhe sakrifica e sa e sa gjeneratave të shkojë kot e as të cenohet”, tha Veseli.

Ai ka kërkuar që në kësi lloj takimesh të ketë më prezentë më shumë gra e të rinj. Veseli nuk la pa përmendur edhe programin qeverisës të Fillimit të ri, duke garantuar dyfishim të buxhetit për bujqësi.

E Ramush Haradinaj ka thënë se Fillimi i Ri do të jetë në shërbim të atdheut.

“Nëse ndonjëherë e keni pritur ditën që të gjithë të bëhemi bashkë atëherë dita ka ardhur. Kjo është dita për ta nderuar atdheun”, ka thënë lideri i AAK-së”.

Haradinaj ka premtuar se në çdo rajon të Kosovës do të ketë nga një shtëpi e cila do të quhet “Shtëpi e UÇK-së”.

“Në çdo rajon do të ketë nga një shtëpi të UÇK-së, do të jetë objekt i madh me plan unik. Do të ketë hapësirë për tri shoqatat, vend për takim dhe muze”, ka premtuar Haradinaj.

Të ngjashme