Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Këshillit për Stabilizim Aosociim BE-Kosovë, të kryesuar nga Tonino Picula.
Veseli duke falënderuar delegacionin për sic tha përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës, u shpreh optimist se kosovarët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në BE.
“Këta janë ata të cilët në baza ditore e përkrahin Kosovën në ecjen e progresit. Shpresoj që qytetarët tanë si gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësi të lëvizin lirshëm”.
Ndërsa Picula u shpreh se Kosova dhe BE-ja duhet të qëndrojnë afër dhe ta përkrahin njëra-tjetrën.
Ky delegacion PE-së po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në mbledhjen e pestë Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili do të mbahet sot.