Veseli: Zgjedhjet të pashmangshme, qytetarët të vendosin me votë për të ardhmen

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 12:09 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është e pashmangshme, raporton Ekonomia Online.

Veseli gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë, shtoi se pas shpërndarjes së Kuvendit qytetarët me votën e tyre do të vendosin se si duhet të ecë tutje Kosova.

“Jemi në fazën e përgatitjeve, zgjedhjet janë të pashmangshme. Me 22 gusht do t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve”.

“Qytetarët duhet të marrin vendim si duhet të ecën Kosova. Mund të forcohet rinia, është edhe mundësi që rina të ketë angazhim të fuqishëm e më së shumit ta ruajmë atë që e kemi arritur si shtet i pavarur dhe sovran”.

“Duhet të kenë përgjegjësi që Kosovën ta bëjnë vend më të mirë, ky është qëllimi që ata të krijojnë edhe vende të punës. Kur kemi një rini të përgatitur kemi më pak të rijnë që na dalin jashtë, dhembja më e madhe është ikja e të rinjve nga Kosova”.

“Duhet ta çrrënjosim korrupsionin dhe nepotizmin, kjo po i demotivon ata që jetojnë këtu. E ardhmja e Kosovës varet nga ajo çka bën rinia”.

“Sot Kosova është e lirë, duhet të orientohemi fuqishëm nga zhvillimi e ndërmarrësia dhe barrën duhet ta mbajë rinia”.

Të ngjashme