Vetëvendosje “bllokon” KQZ-në: Po cenohet integriteti i këtij institucioni

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 12:35 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje kanë bllokuar me shirita hyrjen e objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Përmes këtij aksioni, VV-ja ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për bllokimin e këtij institucioni.

Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku, tha se 37 asamblistë dhe një deputete, ende nuk kanë marrë detyrën. Sipas saj, 13 subjekte politike nuk mund të marrin fondet shtetërore.

“Gjatë këtij viti KQZ do të duhen të bënte shumë punë thjeshte, 37 asamblistë s’kanë mundur të marrin detyrën. 1 deputete është paralizuar sepse KQZ sepse nuk ka emëruar të cilën kanë marrë vendim për këtë. Nga bllokimi i KQZ-së, 13 subjekte nuk mundë marrin nga fondi shtetëror, pamundësimi i fondeve mungesë për këtë më së shumti po pëson opozitën sepse aktivitetet e saj janë të varura nga  fondet ngase pozita dihet se s’ka nevojë për to”, u shpreh Millaku.

Sipas saj, cenimi i integritetit të KQZ-së po ndikon edhe në zgjedhjet dhe demokracinë e vendit.

“KQZ po mundohet të bllokojë angazhimin politik të opozitës, KQZ po shkel vullnetin e votuesve. Përbërja e KQZ-së është si pasoj  zgjedhjeve dhe rezultate zgjedhore.  Cenimi i integritetit të KQZ i cenon edhe zgjedhjet ndërsa përbërja jo kushtetuese është antikushtetuese, po cenon demokracinë në vend po bënë shkelje të ligjit dhe  kushtetues së Kosovës për të cilin do të përgjigjet ligjbërësit”, shtoi Millaku, raporton Ekonomia Online.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë ankuar edhe më herët për bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur edhe seancë të jashtëzakonshme.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Lëvizja Vetëvendosje mban një aktivitet simbolik

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, March 19, 2019

Të ngjashme