Vjen sqarimi nga KQZ: A shpallet i pavlefshëm fletëvotimi nëse votohet Albin Kurti?

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpjeguar se a do të shpallet i pavlefshëm vota nëse votohet kreu i VV-së, Albin Kurti.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në formularin e rezultateve nuk bartet vota e dhënë ndaj Kurti, por vetëm kandidatëve të certifikuar.

“Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar” ka thënë Elezi

Pra në bazë të kësaj fletëvotimi nuk shpallet i pavlefshëm, por votat nuk numërohen për Kurtin.

Kujtojmë që Albin Kurti, nuk është verifikuar nga KQZ si kandidat për deputet.

Por LVV vazhdon të kërkoj votën e qytetarëve edhe për Kurtin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme