Vjosa Osmani për deputetin e VV-së që e quajti “Koti” Hotin, thotë se do ta pyes komisionin

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se do ta pyes Komisionin për Legjislacion se a e kanë shkelur deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, rregulloren e Kuvendit kur e quajti kryeministrin Avdullah Hoti, kryeministër “koti”, raporton Ekonomia Online.

“Do të kërkojë nga komisioni për legjislacion të konstatojë nëse fjala “koti” është jashtë gjuhës parlamentare. Nëse konstaton se është, atëherë do ta ndalojë që të përdoret në Kuvend” , ka thënë Osmani.

Megjithatë, kryeparlamentarja i ka thënë shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashit, se bashkë me fjalën “koti” në komision do ta çojë edhe që i ka bërtitur “a je normal” kur janë ndalur mikrofonat pak më parë në Kuvend.

“Në të njëjtën kohë duhet të konstatojë kur ju më thatë me tonin e ngritur “a je normal” se a është shkelje e rregullore, sepse këtu kishte më shumë se 20 dëshmitarë.  Do të kërkojë nga i njëti komision përkatës të konstatojë”, ka thënë Osmani.

Gashi duket se “a je normal” i ka thënë Osmanit kur mikrofonat nuk ishin të lëshuar.

Ndërkaq, fjalën e ka marrë Kujtim Shala, i cili i tha se fjalët që nuk janë regjistruar nuk mund të kërkohet të tërhiqen, sipas rregullores së Kuvendit. 

“Për gjërat që thuhet se që nuk regjistrohen s’ke pse i tërheq sepse nuk evidentohen. Njihen praktika kur janë thënë gjëra që nuk lidhen me çështjen. Edhe pse nuk është regjistruar ne e tërheqim atë dhe kërkojmë falje” ka thënë Shala.

Të ngjashme