Vllahiu tregon prioritetet e tij për personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 13:21 | Nga

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka vizituar shoqatën Handikos.

Pas takimit, Vllahiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka paraqitur prioritet e tij, në rast se e merr postin e kryetarit të Kuvendit.

“Në Shoqatën Handikos për t’u njohur më për së afërmi me shqetësimet dhe sfidat e komunitetit të personave me nevoja të veçanta. Barazia, gjithëpërfshirja, respekti dhe vlerësimi i secilit qytetar të Prishtinës janë vlerat e shoqërisë sonë. Qasja në secilin objekt në Prishtinë edhe në ndërtesa publike edhe në banesat kolektive, rritja e numrit të të punësuarve nga ky komunitet, transport adekuat publik, përfshirje në arsim, shtim të numrit të mësimdhënësve për nevojat e komunitetit, fond të posaçëm për nevojat e komunitetit të personave me nevoja të veçanta do të jenë prioriteti ynë. Zbatim të plotë të ligjit. Ta respektojmë njeriun tonë, qytetarin tonë. #PërPrishtinën e dinjitetshme!”, ka shkruar Vllahiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme