Vuçiq në rend të parë, Kurti nuk duket kurrkund në fotografinë e përbashkët në Slloveni

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri kosovar Albin Kurti nuk zuri vend në rreshtin e parë ose të dytë të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Ai ishte në rreshtin e tretë dhe nuk kishte ndonjë vend të dukshëm, njofton Klan Kosova.

Por, vendi në rend të parë i ishte lënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ishte afër presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Para se të niste ky takim, Kurti ka përmendur sërish çështjen e vizave për Kosovën, duke akuzuar BE-në për padrejtësi të madhe ndaj qytetarëve të vuajtur të Kosovës.

Po ashtu, Kurti tha se edhe pesë vendet anëtare të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën duhet t’i bashkohen shumicës dhe ta ndërmarrin këtë veprim.

Të ngjashme